Në fund të qershorit do të mbahet mbledhja e radhës Kosovë-Shqipëri

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në fund të muajit qershor do të mbahet mbledhja e radhës e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Këtë e bëri të ditur kryeministri Albin Kurti, në një konferencë për media, pas mbledhjes së Qeverisë.

Kurti u kërkoi të gjitha ministrive që t’i konsiderojnë me prioritet të lartë çështjet e fushave dhe temave të marrëveshjeve me Shqipërinë dhe t’i kenë draft-marrëveshjet gati deri më datë 10 qershor.

“Është tejet e rëndësishme që të gjitha ministritë ta konsiderojnë me prioritet të lartë çështjen e temave dhe fushave të marrëveshjeve me Republikën e Shqipërisë dhe të kemi draft-marrëveshjet deri më 10 qershor për shkak se në fund të muajit do ta kemi mbledhjen e radhës”.

Mbledhja e ardhshme e dy qeverive do të mbahet në Kosovë.

Zjarr Tv Ad