Ish-Missi shqiptar Floriana Garo ka bërë daljen e parë publike pasi u emërua nga kryedemokrati Basha si zëdhënëse e fushatës së Partisë Demokratike.
Në një deklaratë për mediat nga selia blu ajo ka akuzuar kryeministrin Rama se ka dështuar për 8 vite me radhë, ndërsa tha se Lulzim Basha do të jetë ai që do të sjellë ndryshimin.
Garo tha se lista e PD është listë e ndryshimit dhe e shpresës, ndërsa shtoi se Rama është në panic dhe kushdo e sheh këtë.
Deklarata e plotë e Floriana Garos:
Pas 8 vitesh dështim, pas 8 vitesh ngecje tё Shqipёrisё me Ramёn.
Të gjithë Shqiptarët e dinё tashmë. Nuk ka rёndёsi kush ёshtë nё listën e Edi Ramёs dhe kush është nën të. Ajo qё ka rëndёsi është se Rama është problemi i Shqipёrisёdhe pa largimin e tij – nuk mund të ketë ndryshim. Atё qё nuk e bёri pёr 8 vite nuk do ta bëj as nëse merr dhe 4 vite tё tjera.
Kur vende tё ngjashme me ne, patёn sukses, Shqipёria dështoi sepse kishte ngecur me Edi Ramën. Është koha për një ndryshim. Vendi ynё ka nevojё për ndryshim, tё gjithё ju e dini kёtё gjё.Shqipёria mund tё bёhet shumё mё mirё. Lulzim Basha mund ta bёj kёtё ndryshim. Lulzim Basha do tё punojё ditё e natё pёr ju, tё ndryshojё Shqipёrinё, tё ndryshojё jetёt tuaja.Lista e PD ёshtё lista e ndryshimit. E shpresёs. E njerёzve qё erdhёn tё punojnё pёr ju. Rama mund dhe do tё na godasё ditё e natё, ai ёshtё nё panik. Kushdo e sheh kёtё. Kur nuk ke çfarё ti ofrosh publikut shqiptar, kjo ёshtё ajo qё mund tё bёsh.Ne do tё sjellim ndryshimin pёr Shqipёrinё: shpresё tё re pёr tё gjithё dhe plane pune serioze pёr çdo fushё ku Rama ka dёshtuar pёr 8 vite me rradhё. – ekonomi, shёndetёsi, emigracioni, infrastruktura. Sёbashku ne do tё sjellim ndryshimin dhe Shqipёria do tё fitojё!