Flutura Açka indinjohet me banderolën e Mourinhos: Prokuroria e Tiranës të nisë hetimet, në ballkonin tuaj bëni tifo për kë të doni

0
517
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja demokrate Flutura Açka, reagon e indinjuar për banderolën e vendosur në Rektoratin e Tiranës, për trajnerin e Romës Joso Mourinho, dhe kërkon që Prokuroria e kryeqytetit të nisë hetimet për personat që kanë “bërë këtë shkelje”.

“Mos e bëni pis ende pa filluar festa! Ai poster duhet të hiqet menjëherë dhe është një turp kombëtar për këdo që ka urdhëruar të vendoset aty”, shkruan ndër të tjera Açka.

“Kush ia jep të drejtën e kësaj shkeljeje ligjore? Kjo fasadë është pronë publike dhe Stadiumi Shqiptar, dhe asetet publike, duhet të jenë neutrale në ndeshjen e nesërme. Kush e ka bërë këtë shkelje, kush ka urdhëruar për këtë, duhet të përballet me ligjin.

Në shtëpinë e tij, në ballkonin e tij, në rradaken e tij, në injorancën e tij, kushdo mund të bëjë tifo për kë të dojë, por të përdorësh hapësirat publike nē këtë formë, është e dënueshme. I bëj thirrje Ministrisë së linjës, Federatës së Futbollit, Rektoratit të University dhe Bashkisë Tiranë të mos e shkelin rregullin bazë të neutraliteit në institucionet publike.

I bëj thirrje Prokurorisë së Tiranës të nisë menjëherë hetimet për shkelësit e ligjit dhe abuzantët të veshur me pushtet. Mos e bëni pis ende pa filluar festa! Ai poster duhet të hiqet menjëherë dhe është një turp kombëtar për këdo që ka urdhëruar të vendoset aty”, shkruan deputetja e PD.

Zjarr Tv Ad