Flutura Açka: Pakti i ndyrë Rama-Berisha që po përgatitet

0
109
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetarja e PD-së, Flutura Açka, i ka quajtur “pakt të ndyrë Rama-Berisha” negociatat e fshehta mes kryetarëve të grupeve parlamentare, Bledi Çuçi dhe Gazment Bardhi.

Deputetja Açka shkruan se demokratët dhe “argatët e Shqipërisë janë në vigjilje të paktit të ndyrë Rama-Berisha”.

Postimi i Flutura Açkës:

Pasi ia hodhëm Bashës në mirëbesim të plotë, pasi ia hodhëm Berishës në izolim të plotë, pasi ia hodhëm ndërkombëtarëve në rrenë të plotë, do t’ia hedhim Ramës në dominim të plotë.

Iluzioni është një pjatë që hahet e vakët, por…

Siç thotë Linkolni, iluzioni është një ngrehinë e bukur, por askush nuk dëshiron të banojë aty.

Demokratët dhe argatët e kësaj Shqipërie në vigjilje tē paktat të dyrë Rama-Berisha:

Diaspora? Lista të hapura? Veting politikanësh? Autoritet për SPAK-un?

Jo, faleminderit!

Pakti i parë Rama-Berisha, prill 2008

Pakti i dytë Rama-Berisha, prill 2024

Mbani shënim, do t’ju duhet kur t’ia vijë koha për t’u ankuar.

Zjarr Tv Ad