Flutura Açka: Po me Teatrin “Migjeni” ç’patët, o vrasës të kulturës?

0
94
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja Flutura Açka, ka reaguar në rrjetin social “Facebook” në lidhje me vendimin e Bashkisë Shkodër për shkrirjen e Teatrit “Migjeni”.

Açka ka reaguar duke thënë se ta quash “organikë bashkie” një aktor shkodran, do të thotë se diçka nuk shkon me Shkodrën. Ajo tha se njerëzit e kulturtuar nuk kanë nevojë të kthehen në organikë bashkie, më pas në “ushtarë për një rrogë” e më pas në “patronazhistë për një votë“.

Më poshtë reagimi i plotë:

Po me Teatrin “Migjeni” ç’patët, o vrasës të kulturës?

Si mund të quhet Aktori, Regjisori, Kompozitori, Skenografi, etj, punonjës mirëmbajtje bashkie?

T’ia zhveshësh Shkodrës Teatrin Migjeni, do të thotë ta turpërosh.

Të gjithën e bëni jo vetëm për të kontrolluar shqiptarët deri në qelizë, por edhe për ta lënë Shkodrën pa identitet.

Që identiteti i saj të fillojë me ju!

A ka shkodranë më Shkodra? A do ta pranoni ju këtë?

Zjarr Tv Ad