“Follow the money”, Kryemadhi reagon për kërkesën për arrestimin e Ahmetajt

0
208
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka reaguar për kërkesën që SPAK i ka dorëzuar Kuvendit për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj.

Në një postim në Facebook, ajo thotë se pavarësisht se “të arrestuarit venë e vijnë, pagesat vetëm venë.” Kryemadhi i bën thirrje Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, që të ndalojë dhe pagesat e Bashkisë, teksa i referohet aferës së inceneratorit.

“Lajm i fundit: SPAK kërkon arrestimin e Arben Ahmetaj, ish Zv Kryeministër. Të arrestuarit venë e vijnë, ndërsa PAGESAT vetëm venë. Folloë the money….SPAK mos harro të ndalosh edhe pagesat e Bashkisë Tiranë!”-shkruan Kryemadhi.

Më herët reagoi dhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili tha se vendimi i SPAK është i drejtë, por i vonuar.

Zjarr Tv Ad