Foltorja Berishës në Kukës/ Ibsen Elezi: Demokratët do jenë aty, kërkohet kthimi i PD në binarë

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryetari i PD Sali Berisha, do të jetë sot në Kukës, për “foltoren” e tij të radhës. Në një lidhje në skype, në studion e lajmeve në MCN, Ibsen Elezi, deklaroi se pjesëmarrja e demokratëve do të jetë e madhe, sepse sipas tij, Basha ka krijuar një situatë të pashpresë dhe gjithë aksionet politike të dështuata të tij, kanë krijuar një mllef të akumuluar ndër vite.

Sa i përket mundësisë për mbledhjen e kuvendit, Elezi theksoi se ka vetëm një skenar të vetëm, Berisha e ka treguar që është mjaft këmbëngulës dhe se nuk tërhiqet deri në dorëheqjen e Bashës, nga ana tjetër edhe Basha nuk ka për të pranuar, por që fundi i muajit ose fillimi i muajit tjetër sipas tij kuvendi do të jetë mbledhur. Do jem prezent, sepse kur kam kërkuar dhe ndihmën e Kastriot Islamit për procesit në PD, pra kur kam kërkuar ndihmën e të tjerëve nuk ka se si mos të jem unë vetë.

Demokratët nuk kanë se si të mos pranojnë kontributin dhe kthimin në binarë të PD, pasi të gjithë e kanë të qartë se PD ka dalë jashtë binarëve. Mund të them se do ketë shumë demokratë, sepse kjo situatë e vazhdueshme e pashpresë që ka krijuar Basha në gjithë aksionet e gjata politike të dështuara kanë akumuluar mllef ndër vite në PD. Dhe kjo që po ndodh me Berishën në degë është pasqyrimi i këtij mllefi.

Skenari është një dhe i vetëm se me sjellët e tyre politike dhe Basha dhe Berisha e kanë treguar e bëjnë lehtësisht të dukshme që Berisha ka dhënë prova se është këmbëngulës dhe do e realizojë lehtë mbledhjen e kuvendit dhe largimin e Bashës, po ashtu është e dallueshme që dhe Basha nuk do e pranojë sepse në të kundërt ai duhet të kishte dhënë dorëheqjen. Besoj se nga fundi muajt ose fillimi i muajit tjetër do jetë mbledhur kuvendi dhe do kërkohet largimi i Bashës. Nesë fillon dhe mohon themelet e demokracisë atëherë situata do shkojë drejt debateve.

I pyetur se këto takime të z. Berisha, çfarë efekti kanë mbi PD Elezi sqaroi se, “Mund të them se nuk ka gjë më të rëndësishme për një parti se funksionimi i demokracisë. Kjo betejë është betejë jetike, nuk është betejë për rritjen e çmimit të bukës apo naftës, me këtë betejë lidhen të gjitha. Nëse dikush deformon sistemin atëherë çdo gjë do jetë në dëm të qytetarëve të vendit. Nuk mund të parashikoj se çfarë do ndodhë por do hapen mundësi për gara për debate, që PD të bëhet një parti e djathtë. Nuk ka si të vi një njeri nga hiçi dhe të marri partinë në dorë dhe ta shkërmoqi atë sepse PD tani është duke u shkërmoqur”, u shpreh Elezi.

Zjarr Tv Ad