Foshnja e braktisur në bodrum, vdiq në ditë pas lindjes, rrëfehet 30-vjeçarja: Ja si nisi lidhja me ish-të dashurin! Ai s’e pranoi fëmijën

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nëna, e cila braktisi foshnjën në bodrum në pallatin në Yzberisht, ka treguar momentin kur solli në jetë fëmijën, që ndërroi jetë një ditë pas lindjes.

Ajo tregoi se doli nga banesa për të shkuar në spital me taksi, duke lënë nënën e saj në gjumë, por e kapën dhimbjet dhe u detyrua të lindte fëmijën në bodrum.

30-vjeçarja, në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti në News24, rrëfeu se pasi e lindi foshnjën në divan dhe u largua për në shtëpi.

Nëna tregoi se vendimin e mori në gjendje shoku dhe se është penduar.

“Dola nga shtëpia të marr taksi, por më kapën dhimbjet e lindjes aty. Nuk kam bërë eko, s’kisha dijeni se kur do lindja. Doja të shkoja me taksi në spital mami ishte gjumë.

Më kapën dhimbjet aty dhe linda fëmijën. Isha vetëm, se mbaj mend mirë orën.

E vendosa foshnjën aty, se kam hedhur. Thjesht e linda, e vendosa foshnjën aty dhe ika në shtëpi. Kisha frikë të tregoja. E mora vesh për foshnjën kur erdhi policia, tregova të vërtetën.

Jam bërë pishman, jam shumë e penduar. Isha e shokuar në momentin që bëra atë veprim”, rrëfeu ajo.

Pjesë nga biseda:

Ishte një djalë që ishte njohur me ty?

Ka pasur lidhje me të tjera.

Në kohën që jeni njohur ai ishte vetëm?

Po! Fillimisht marrëdhënia në fillim ishte serioze. Kohët e fundit jo! Keqkuptime. Gjëra pa vlerë. Llogari shumë, kërcënime.

Fillimisht nisi si një lidhje serioze?

Po!

E donit për bashkëshort?

Ndoshta! Nuk i dihet asnjëherë jetës. Kur i thashë që isha shtatzënë nuk mbajti përgjegjësi.

A ishte në dijeni familja?

Jo! Mami kohët e fundit. Kisha frikë se çfarë do të ndodhte.

Si i realizonit takimet tuaja?

Një herë e kam takuar atë person. Atje në Korçë. Kam qenë tek dajat dhe në atë rrugë vajta e takova edhe atë. Kam folur në telefon pastaj. Në fillim u duk djalë i mirë, pastaj ndryshoi më mbrapa.

Kur ishit shtatzënë nuk e kishte vënë re askush?

Jo! Kur erdhën dhimbjet shkova për të marrë taksi. Nuk kisha ndjerë asnjë shqetësim. Taksinë e mora për të shkuar në spital. Normal që do të zbulohej më mbrapa. Nuk ke nga e fsheh. Më kapën lindjet aty dhe aty e linda fëmijën. Isha vetëm. E linda në orët e para të mëngjesit.

Thjesht e kam lindur, e kam vendosur në divan dhe jam larguar.

Zjarr Tv Ad