Foto arkive/ Veliaj kërkon protagonizëm edhe ditën e tragjedisë

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Erjon Veliaj prej dy ditësh ka mbetur në hije. Tërmeti shkatërrues që mori të paktën 30 jetë njerëzish dhe plagosi me qindra të tjerë ka bërë që Lali të mbetet jashtë vëmendjes mediatike. Por jo vetëm kaq. Pak metra larg godinës së tij, pikërisht atje te Teatri Kombëtar, që godinë që Veliaj dhe Rama kërkojnë t’a shembin për ndërtimin e disa kullave, prej ditës së djeshme nisi mbledhja e ndihmave në mbështetje të banorëve që u prekën nga tërmeti.

Veliaj nuk mund të durojë një gjë të tillë, ndaj dhe dje në kulmn e tragjedisë, vendosi të mbledhë Këshillin Bashkiak, si mënyrën e vetme për të pushtuar ekranet televizive. Njoftoi ndërprerjen e mësimit në shkollat e Tiranës, a thua se ishte ministër i Arsimit. Në fakt nuk tha asgjë më shumë sesa njoftimi i shpërndarë nga Ministria e Arsimit, dhe më pas edhe nga rektorët e Universiteteve në Tiranë dhe Durrës.

Por Veliaj nuk mund të mos gjente një rrugë për të dalë në media, madje ccudia është se si nuk u nis drejt Durrësit apo Thumanës, me helmet në kokë për të luajtur rolin që luan gjithmonë. Dhe për të vijuar me protagonizmin e tij, Veliaj vendosi që pranë bashkisë të vendosë një pikë për mbledhjen e pakove, ndihmave, batanijeve dhe ushqimeve për të prekurit nga tërmeti. Njoftimin e shoqëronte me fotot e dy apo 3 muajve më parë, ku shfaqej pamja e mbledhjes së ndihmave.

Zjarr Tv Ad