Prej disa kohësh flitet se biondja seksi, Çiljeta Xhilaga dhe portieri i Partizanit, Alban Hoxha janë duke shijuar një histori dashurie. Pak ditë më parë Çiljeta tha se kishte 8 muaj që ishte ndarë nga babai i fëmijës së saj, por tha se për momentin nuk kishte asnjë mashkull në jetën e saj.
Por edhe gjatë derbit të ditës së djeshme Çiljeta është kapur nga fotografët duke ndjekur ndeshjen në stadium.
Mirëpo ajo është parë në shoqërinë e Alban Hoxhës kohët e fundit duke rritur dyshimet për një lidhje mes tyre. Hoxha ka përjetuar një dramë rreth një vit më parë kur bashkëshortja e tij ndërroi jetë, por ndoshta edhe për të ka ardhur momenti për një jetë të re, përse jo me Çiljetën.
Faktet që shtojnë dyshimet për një lidhje të tyre janë se portieri i ka dhuruar këngëtares një fanellë që mban emrin e tij, ndërsa Çili është fotografuar në stadium duke ndjekur ndeshjen e Partizanit, për të cilin luan dhe Hoxha.
Albani ka publikuar një foto në “Instagram” pranë këngëtares, duke e quajtur ‘yllin më të bukur’, kurse Çiljeta e quan ‘lali’ dhe e konsideron si ‘portierin më të mirë në botë, të preferuarin e saj’. E ftuar në “Top Show”, Çiljeta tha se nuk ka asnjë lidhje dhe se do të njoftojë nëse do të ketë ndryshime, por një gjë të tillë se ka bërë asnjëherë ndaj nuk presim ta bëjë tani. Në një prononcim për “Bluetooth”, për herë të parë, Alban Hoxha ka folur për Çiljetën dhe marrëdhënien që ata të dy kanë.
“Unë dhe Çili jemi miq shumë të mirë, vetëm kaq, pjesa tjetër nuk është e vërtetë. Ne të dy jemi njohur nga fëmijët tanë. Por edhe më herët kemi pasur kontakte, duke qenë se kemi pasur miq të përbashkët”, është shprehur portieri i Partizanit.
Burimi : / Javanews.al