FOTO-Ministrja e Ramës zë e para vendin në tribunën e stadiumit “Air Albania” për të parë finalen e Conference League

0
334
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, duket se mezi po pret që të shohë finalen Romës dhe Feyenoord.

Ajo ka postuar një foto në rrjetet sociale dhe duket se është ndër të parët që është futur në “Air Albania” për të parë ndeshjen.

“Jeni gati për finalen e Conference League? Sot mu kujtua ndeshja e parë që u luajt për inaugurimin e stadiumit “Air Albania”, në nëntor të  2019-s, kur si zakonisht isha aty për të mbështetur djemtë e kombëtares. Ndonëse në atë ndeshje humbëm, sot pavarësisht rezultatit, Shqipëria fiton.

Është kënaqësi e veçantë të kesh në qytetin tënd një stadium me standarde evropiane, ku tifozët sot vijnë për ndeshjen, ama nesër do të vijnë për Shqipërinë!” shkruan Muzhaqi në postimin e saj.

Zjarr Tv Ad