FOTO: Një jetë në burgjet greke, shikoni sa ka ndryshuar Alket Rizai sot 47 vjeç

0
880
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nëse nuk do të kërkonte dëshpërimisht lirinë me bindjen se dënimet e përjetshme ishin të padrejta, sepse krimet për të cilat akuzohej nuk i kishte bërë realisht ai, Alket Rizai do të ishte as më shumë e as më pak një shqiptar më tepër në burgjet greke.

Dy arratisjet e tij të bujshme me helikopter nga burgjet e sigurisë së lartë në Greqi bënë jehonë në mediat ndërkombëtare, një dekadë e gjysmë më parë, ndërsa shteti grek u detyrua të pranonte inteligjencën e lartë të shqiptarit nga Mallakastra.

Emri i tij është rikthyer sërish në faqet e para të mediave greke, pasi dje në Gjykatën e Lamias ëhstë shqyrtuar një kërkesë e Alket Rizait për lirim me kusht nga burgu, pavarësisht se mbi shpatulla ka dy burgime të përjetshme.

Mirëpo, ajo që bie në sy është ndryshimi i fortë në pamje i 47 vjeçarit. Shqiptari që ka kaluar një jetë në burgjet greke, saktësisht që nga viti 2003 kur u prangos për herë të parë, vazhdon të mbetet një tip sportiv por thinjat në flokë dhe disa kilogramë më tepër nuk kanë lidhje me imazhet që kanë qarkulluar deri tani në media.

Zjarr Tv Ad