Fotografia e fundit e Albin Kurtit, “thumb” për Edi Ramën?!

0
361
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ndarë në llogarinë e tij një fotografi me drejtuesit më të lartë të vendit. Ata shihen të qeshur dhe duke konsumuar kafe, ndërsa përshkrimi i fotografisë duket si një “thumb” për Edi Ramën në Shqipëri.

“Një pasdite e këndshme në Ballkonin e Hapur të Qeverisë, me Presidenten, Kryekuvendarin, zëvendëskryeministren Gërvalla dhe zëvendëskryeministrin Bislimi”, shkruan Kurti.

Dhe pikërisht fjala që ai ka zgjedhur, “Ballkoni i Hapur”, duket si një kthim resto e tij për homologun tjetër shqiptar Edi Rama, pas turit të fundit të tij në vendet e rajonit për përfundimin e iniciativës së Ballkanit të Hapur.

Albin Kurti ishte i vetmi kryeministër që nuk e takoi Edi Ramën dhe gjithashtu, prej muajsh nuk kishte pranuar që Kosova të bëhej pjesë e kësaj nisme.

Zjarr Tv Ad