FOTOLAJM/ Rama kthehet në “trend” për tu ndjekur tek deputetët socialistë, Toni Gogu fotografohet në Kuvend teksa pikturon

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Socialiste, Toni Gogu është parë në seancën e sotme plenare duke pikturuar. Deputeti socialist, Toni Gogu është fotografuar ditën e sotme gjatë seancës plenare në Kuvend ku në bllokun e tij të shënimeve, ndryshe nga sa mendohej, gjenden të vizatuara personazhe vizatimorë si “Pikachu”.

Duket se ashtu si kryeministri, Edi Rama , të gjithë deputetët e tjerë socialistë ndjekin të njëjtin trend sa i përket vizatimeve dhe pikturave gjatë kohës së lirë në Kuvend.

Pas mbarimit të fjalës, ai është ulur në vendin e tij dhe menjëherë ka filluar nga “puna”, duke mbushur kështu edhe kohën e lirë.

Mesa duket Gogu ka pasion pikturën, të cilën nuk e lë pas dore edhe kur është i pranishëm në Kuvend.

Gjatë seancës së sotme deputeti, duket se nuk e ka pasur mendjen tek zhvillimet politike, kriza ekonomike, apo replikat e vakta mes deputetevëe, por është përqendruar në “talentin” e tij, duke vizatuar.

Zjarr Tv Ad