Franca liron rrugën me Spanjën

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Franca ka mundur të shuajë një protestë paqësore në rrugën që lidh vendin me Spanjën. Separatistët e Katalonjës prej një ditë e kishin bllokuar trafikun për të trumbetuar idenë e pavarësimit të rajonit.

Forcat franceze të ndërhyrjes së shpejtë kanë liruar me forcë rrugën që lidh Francën me Spanjën.

Dy krahët e autostradës u bllokuan një ditë më parë nga protestuesit e rajonit autonom të Katalonjës që kërkojnë pavarësi nga Madridi.

Instalimi i barrierave nga 500 separatistë të grupit “Cunami Demokratik” dhe improvizimi i një podiumi devijuan trafikun në rrugë dytësore për gati 24 orë.

Për shpërndarjen e protestuesve u përdor fillimisht gaz lotsjellës dhe më pas ndërhynë forcat e rendit.

“Ndodhem këtu për të drejtat dhe liritë tona, për të drejtën e vetëvendosjes. Qeveria spanjolle nuk na do dhe nuk na ofron asgjë. Gjithmonë na ka gënjyer dhe tani duan të na rrënojnë,” deklaroi një protestuese.

Të hënën, në shenjë solidariteti në rrugë dolën edhe banorët e Barcelonës, qytet ku prej një muaji protestohet për të njëjtat kauza.

Tensionet janë rritur nga vendimi i Spanjës për të dënuar me burg 9 liderë katalonas për referendumin e vitit 2017 për pavarësi.

Në zgjedhjet parlamentare të së dielës, partitë katalonase në Spanjë fituan 13 mandate, ndërsa grupimet e tjera refuzojnë ndarjen e rajonit.

Zjarr Tv Ad