Franca do ndalojë një tip popullor të implantit të gjoksit, që është i lidhur me një formë të rrallë kanceri. Në vendimin, e konsideruar ‘historik’, Le Monde tha se Agjencia Kombëtare e Mjekësisë dhe Produkteve Shëndetësore të Francës (ANSM) njoftoi më 2 prill planet e saj për ndalimin e prodhimit, shpërndarjes, importimit, eksportimit, promovimit dhe mbajtjen e implanteve të gjirit me veshje poliuretani.
Agjencia, në letrën e publikuar nga mediat franceze, thotë se implanti i gjoksit paraqet një rrezik të rrallë por serioz dhe është i lidhur me limfomën anaplastike me qeliza të madha (BIA-ALCL), një formë e rrallë e kancerit.
ANSM pritet të njoftojë zyrtarisht vendimin e saj të enjten.
Në nëntor janë regjistruar 53 raste të BIA-ALCL, pjesa më e madhe e personave me implante gjiri.
Shumica e 500 mijë femrave me implante silikoni në këtë vend mendohet të kenë ato me sipërfaqe më të ashpër, pasojë e veshjes prej poliuretani që përdoret për të shmangur rrëshqitjen jashtë pozicionit.