Franca tërheq ambasadorin nga Turqia

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Franca ka dënuar një deklaratë të Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan i cili vuri në dyshim “shëndetin mendor” të homologut të tij francez Emmanuel Macron mbi deklaratën e tij në lidhje me karikaturat e Profetit Muhamed, duke theksuar se vendi do të tërhiqte ambasadorin e tij nga Turqia, njoftoi agjencia e lajmeve Sputnik.

Fjalët e Presidentit Erdogan janë të papranueshme. Fyerjet dhe vrazhdësia nuk janë mënyra. Ne i kërkojmë Erdoganit të ndryshojë drejtimin e tij politik, sepse politika e tij është e rrezikshme në të gjitha kuptimet. Ne nuk po hyjmë në polemikë të panevojshme dhe nuk po pranojmë fyerje,” tha Pallati Elysee në një deklaratë.

Më parë gjatë ditës, Erdogan kritikoi homologun e tij francez Macron për pikëpamjet e tij mbi myslimanët, duke e nxitur atë të “kontrollonte shëndetin e tij mendor”.

Zjarr Tv Ad