Fredi Beleri ende në burg/ Ambasadorja greke bën thirrje: Të lirohet sa më shpejt!

0
240
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadorja greke Konstandina Kamitsi bëri sërish një thirrje publike për lirimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Në fjalën e saj gjatë një festivali në Livadh, ajo i bëri thirrje drejtësisë që të lirojë sa më shpejt Fredi Belerin, i cili qëndron në burg që nga muaji maj, disa ditë para zhvillimit të zgjedhjeve lokale.

“Shpresoj se drejtësia do të bëjë punën e saj duke zbatuar parimet e shtetit të së drejtës dhe veçanërisht prezumimit të pafajësisë dhe shumë shpejt Fredi Beleri dhe do betohet dhe do të marri përsipër detyrat e tij të reja në drejtimin e bashkisë Himarë,”- tha ambasadorja në festivalin ku morën pjesë 28 grupe dhe 800 valltarë, në Festivalin e Këngës dhe Valles në Livadhja.

Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi u arrestuan 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 Majit, pas një hetimi të nisur nga Prokuroria e Vlorës në datën 8 Maj me dyshimet se shtabi elektoral i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” po shpërndante para në këmbim të votave. Beleri ka mohuar akuzat dhe e ka konsideruar hetimin ndaj tij sulm politik. Për arrestimin e tij ka reaguar disa herë Athina zyrtare.

Zjarr Tv Ad