Frrok Çupi: Ja strategjia e Berishës që tregon se ‘atentatin’ me grusht ndaj tij e organizoi vetë, si u infiltrua agresori dhe arsyeja e vërtetë pse Gert Shehu fali truprojat që e masakruan

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti i njohur, Frrok Çupi ka komentuar ngjarjen e ndodhur në protestën e opozitës ku 31-vjeçari Gert Shehu kalon thuajse pa asnjë pengesë rojet që kujdesen për sigurinë dhe qëllon me grusht Sali Berishën. Sipas Çupit, Berisha u vetë godit. Argumenti i analistit është veprimi i befasishëm i Berishës i cili “fali” Gertin dhe nga ana tjetër ky i fundit fali truprojat e tij. Çupi shprehet më tej gjatë një interviste për gazetën “SOT”, se të dy palët kanë kryer krime, por kjo falje sipas tij është pasi nëse policia fillon hetimet atëherë do të dalë ‘lakuriq’ e vërteta se Berisha e planifikoi sulmin ndaj vetes. Nga ana tjetër ai foli për drejtuesin e ri të SPAK dhe për përplasjen e kryeministrit Rama me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

-Zoti Çupi, këto ditë ka zënë vend në media ‘ftohja’ mes kryeministrit Rama dhe ambasadores amerikane Yuri Kim. A e shikoni vërtet si “ftohje”?

Si shumë gjëra të tjera, më ka lënë pa fjalë fjalori i përdorur për ‘ftohje’ dhe ‘konflikt’ mes ambasadores amerikane dhe kryeministrit të Shqipërisë. Më vjen keq për mungesën e kulturës së informimit dhe aftësinë e paktë të gjykimit të autorëve të kësaj ‘melodrame’. E di se dikush e bën këtë edhe për të bërë ‘detyrën’ ndaj opozitës që tenton të dalë nga rrjeta përmes ndonjë ‘çarjeje’ mes Amerikës dhe Shqipërisë. Por kjo nuk ndodh.

Fjalori ‘ftohje’ me një shtet mik, ose aleatin tonë kryesor- siç është fjala, vjen nga një pezhorativ i Luftës së Ftohtë mes Lindjes dhe Perëndimit. Edhe atëherë kam besim se ky lloj fjalori është ngjizur nga gazetarë të nxituar ose nga gazetarë që kanë dashur të flasin shkurt rreth asaj situate. Edhe politikanët diletantë kanë rolin e tyre në këtë pezhorativ të ardhur në kohën tonë. Por nuk mund të ketë sot ‘ftohje’ mes kryeministrit dhe ambasadores amerikane. Sepse kjo do të nënkuptonte ‘ftohje mes shtetit amerikan dhe shtetit shqiptar’. Ku ka këtu ftohje, e shikon dikush?… Përkundrazi bashkëpunimi mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë është më i shkëlqyeri në historinë e shteteve.

Aq të lidhur janë mes tyre shteti amerikan me shtetin shqiptar, saqë edhe ndonjë europian na shikon me kërshëri: ‘Po si mund të jenë këta kaq të lidhur me Amerikën?’.  Këta që i fryjnë ‘ftohjes’ nuk dua t’i dyshoj si të paguar nga Rusia apo nga një vend tjetër armik i Amerikës e Shqipërisë. Në këtë moment kur po zgjerohet zjarri i konfliktit Rusi- Ukrainë, e kur rrezikohet Perëndimi, na u dashka shpikur një ‘ftohje’ mu në vendin tonë, mu në buzë të Europës. Bullshit!.

Procedura e zgjedhjes nis sot. Nuk mund të them se do të bëhet një punë e mirë. Më duket se të zgjedhësh një prokuror si Giovanni Falcone në Itali, ose si prokurorja Lynne Abraham në Amerikë, e mbiquajtur si ‘mbretëresha e Vdekjes’, e cila dërgoi para litarit 440 kriminelë nga 2900 që kishte gjithë Amerika atë vit- edhe kjo më duket e pamundur. Ne nuk kemi prokuror që mund të vihet në krye të SPAK.

Ne i kemi të gjithë prokurorët dhe gjykatësit të helmuar nga e keqja, nga korrupsioni. Ben Kraja, ai që ikën sot, alarmoi Amerikë e Shqipëri se ‘kemi frikë, vrasësit po na kërcënojnë, zyrtarët e  korruptuar po na blejnë!’. E kujt i duhet ky sinqeritet? Apo edhe kjo ka qëllim që të ulë pritshmërinë e popullit për drejtësi të vërtetë, dmth tu thotë njerëzve “Mbrohuni me sfurqe e me lopata’, se ne kemi frikë për vete. Rreziku i prokurorit është vetëm prokurori; ndërsa shpresa e individit dhe e popullit është vetëm Drejtësia. Hajde zgjidh tani, si ta bëjmë? Këta, bashkë me gjykatësit, e kanë helmuar gjithë shoqërinë shqiptare, duke paraqitur ‘prokurorin e shitur’ ose modelin e  hajdutit në rrugë që ka veshur veladonin e gjykatësit.  

Unë mendoj se për të pasur prokuror të SPAK na duhet ose prokuror nga Shtetet e Bashkuara, ose një njeri i mirë prej nesh, i dashuruar me kombin, i sakrificës, model i drejtësisë sonë para- politike, njeri që nuk ka vjedhur… dhe ky le të ketë çfarëdo profesioni tjetër, deri edhe druvar. Nuk na duhen predikimet me paragrafë që gjithnjë shkelin Drejtësinë.  Jemi keq, prandaj nuk shikoj shpresë tjetër.  

-Ndërkohë nga ana tjetër, “Foltorja” dhe Partia e Lirisë zhvilluan një protestë më 6 dhjetor, e cila ndonëse ishte paralajmëruar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta se do ishte e madhe, duket se përfundoi në një tubim sindikatash. Si ju duket protesta e 6 dhjetorit?

Shumë e thjeshtë: Nëse ‘protesta’ e ashtuquajtur protestë, por që ishte një përshesh me njerëz pa mend e hajdutë, do të ishte protestë e madhe, atëherë një gjë do të ishte më e mirë. Gjëja që do të ishte më e mirë: Sali Berisha nuk do të gjakosej. Ai kur pa se veç një grusht njerëzish i kishin mbetur rreth tij, atëherë vuri në zbatim planin ‘për gjakosje’. Gerti që e qëlloi është rritur me fëmijët e Berishës.

Ai u thërrit për të kryer aktin, por që do të mbetej me aq. Por kjo kishte vlerë të madhe për Berishën. E para, me këtë dhunë mund të godiste autoritetin e Samitit BE- Ballkani Perëndimor. E dyta, se me atë gjak do të justifikohej para mastarëve të tij Rusi e Iran, nga ku është paguar për ta mbajtur Shqipërinë larg Perëndimit

-Sipas jush çfarë ndodhi në protestë. Pse u godit Berisha?

Asgjë ‘sipas meje’. Është e qartë, Berisha u vetë godit. Por Gerti Shehu nuk e mbajti dorën në masën e ulët ku kishte përcaktuar Berisha. Iu desh të akuzonte e të lëshonte alarme kundër Qeverisë e kundër Policisë… Kot, për gjasme. Po tani e shikoni që sa Saliu ‘fal’ Gertin, aq edhe Gerti fal rojat e Berishës. Të dy palët kanë kryer krime mes veti.  Pse ‘fal’ Berisha. Pse nuk shkon në polici për shpjegime? Sepse duan ta mbyllin me ‘falje gjaqesh’, të mos i afrohen hetimit dhe policisë, se atëherë do të dalë ‘lakuriq’ e vërteta pse Berisha e planifikoi sulmin ndaj vetes.

-Atë ditë u mbajt edhe Samiti i BE, i cili rezultoi sukses pasi u mbajt për herë të parë në Shqipëri. Ka zëra se protesta u thirr për të sfumuar Samitin. Sipas jush, kush e mori vëmendjen? Kush fitoi dhe kush humbi…

Kush e mori vëmendjen, pyesni?. Ka disa zëra që thonë se ‘vëmendjen e mori grushti’, jo Samiti. Ky mendim është tmerr dhe fatkeqësi njerëzore. Samiti i BE në Tiranë është ngjarja më e madhe pas lindjes së Krishtit në këtë vend; jo e madhe thjesht si volum, por ndriçimi perëndimor mbi Shqipërinë, harresa e Konferencës Islamike të Berishës dhe e anadollakllëkut të Haxhi Qamilit. Samiti përcaktoi më fuqishëm se kurrë në histori autoritetin perëndimor të Shqipërisë si dhe vuri piketat e kontinentit Europian këtu e në Serbi e në Bosnjë e në Maqedoni… Të thonë se ‘grushti mbi fytyrën e Saliut e sfumoi’, është njësoj sikur fermeri ta mbajë lopën vetëm për bajgat.

-Këtë 8 dhjetor që sapo lamë pas, PD festoi 32 vjetorin e themelimit e përçarë. Festa u zhvillua e ndarë nga grupi i Bashës dhe i Berishës. Por ky i fundit u duk i braktisur, pasi përveç nja dy deputetëve, ish-ministrave demokrat dhe ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli,  i vetmi i ftuar “VIP” ishte Ilir Meta. Keni një koment?

Pak a shumë këtë koment do të kisha edhe unë, cilët ishin VIP-at. Por nuk ka asgjë për vëmendje, veçse për t’u habitur. Saliu i shkretë po mban mes duarsh një kandil të mbaruar, pa vajguri e pa fitil. E mban sa e mban dhe shikon se po i fiket në duar. Por njeri i mbrapsht që kur kishte ‘kandil’ i vuri flakën vendit.

 -Si ju duket bashkëpunimi Meta-Berisha? Do ketë sukses, duke qenë se disa bashki i janë falur Partisë së Lirisë, pas procesit të primareve?

Mos u çudisni kur ta shikoni njërin kundër tjetrit, sidomos Ilirin kundër Saliut. Tani personazhet me të cilat mund t’i krahasoj Saliun me Ilirin, janë kjo Marjeta 56 vjeç që ekzekutoi të dashurin e saj 62 vjeç në Qafën e Shënpalit në Dajt. Dashuria për dy para korrupsion, atje të çon.

Zjarr Tv Ad