Frrok Çupi nxjerr prapaskenat e selisë blu: Macja e Berishës është Lulzim Basha, madje është nusja e tij

0
136
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Frrok Çupi, u shpreh sot në emisionin ‘Breaking’ se Lulzim Basha është kukulla e Berishës, por kryetari i PD po luan mirë në rastin konkret. “Ai nuk e ka a*rmik Bashën. Në fakt Basha është nusja e tij.

Macja e Berishës është Lulzim Basha. Nuk është kundërshtar i tij. Kundërshtari i Sali Berishës është fati i tij, terrori që u ka bërë shqiptarëve. Basha thotë unë isha një viktimë e tij, i kreva këto akte se isha kukull e Sali Berishës. 10 vitet e fundit Basha është i përfshirë në krimet e Berishës”, u shpreh ai.

Frrok Çupi shtoi se pavarësisht presionit të ish-kryeministrit Berisha, Lulzim Basha do jetë kryetar i PD dhe do sfidojë Edi Ramën në zgjedhjet e ardhshme. “Fati i tij pastaj do vendoset nga rezultati”, tha Çupi.

Zjarr Tv Ad