Frrok Çupi paralajmëron për “turbullira” në protestën e Berishësv

0
156
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Frrok Çupi ka komentuar protestën e thirrur nga ana e Partisë Demokratike më 12 nëntor, ku nuk ka kursyer as deklaratat e forta se atë ditë do të ketë militantë të armatosur. Këtij tubimi do t’i bashkohet dhe Partia e Lirisë, e Ilir Metës.

Sipas tij, Sali Berisha do të arrijë të mbledhë njerëz në shesh, jo aq shumë sa mund të sjellin ndryshimin. I ftuar në emisionin “Zona Zero”, Çupi ka treguar se kryetari aktual i PD do të ketë më shumë militantë se Meta.

I njohur për deklaratat e tij të forta kundër Berishës, Frrok Çupi është shprehur se mes turmës më 12 nëntor, do të ketë militantë të rrezikshëm që do të shkaktojnë trazira, apo “turbullira” siç ai vetë e ka quajtur.

“Ata janë militiantë të armatosur dhe janë ushtarak të specializuar për të bërë turbullira në turma. Ka disa ditë që nuk janë në Tiranë, por nëse shfaqen në 12 nëntor do të sjellin turbullira të shumta”, tha Frrok Çupi.

Zjarr Tv Ad