Fryma e Foltores do të përhapet deri në rrëzimin e regjimit

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Bujar Nishani

Nëse Lulzim Basha do të kishte parësore interesin e Partisë Demokratike, ai do të kishte luftuar “me mish e me shpirt” që ta sillte atë në pushtet.

Jo vetëm nuk e bëri këtë, por pasi i fundosi demokratët në 12 vite opozitë dhe keqtrajtim prej regjimit të Edi Ramës, doli hapur në qëllimin e tij për ta mbajtur Partinë Demokratike një instrument fals të pluralizmit dhe sjelljen e tij si një manekin i regjimit.

Lulzim Basha dhe regjimi që e menaxhon kishin gabuar rëndë në kalkulimet politike.

Ju kujtojë të gjithë avokatëve të regjimit të rikthehen pak e të mësojnë mbi parimin “recall election” !

Eshtë një nga parimet më fondamentale të Demokracisë dhe një nga mjetet më efikase të pjesëmarrjes në demokracinë e drejtpërdrejtë.

Kushdo mendon se do t’i asgjësojë parimet dhe mekanizmat demokratike për shqiptarët, jo vetëm gabon, por “i hap probleme” të rënda vetes.

Kontrasti i thellë me këtë nonsens politik, historik e shoqëror, për fat të mirë, feksi prej reagimit qytetar.

Përmes foltores dhe lëvizjes së saj, sot demokratët kanë arritur të krijojnë pikërisht atë për të cilën ankoheshim mes vetes se na mungonte për 8 vitet e shkuara. FRYMA!

Pikërisht sot është krijuar më në fund FRYMA, e cila as krijohet dot me sforcim e as ndalohet dot me forcë.

Kjo frymë veç do të vijojë të përhapet me shpejtësi deri në rrëzimin e regjimit.

Zjarr Tv Ad