FSHF cel garën për kursin UEFA B për ish-futbollistët profesionistë, ja çfarë duhet të dini për t’u regjistruar

0
83
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kursi i radhës që po përgatitet të organizojë Federata Shqiptare e Futbollit është ai për trajnerë të nivelit UEFA B, që është i rezervuar për ish-lojtarët profesionistë të cilët kanë luajtur të paktën 3 vite në Kategorinë “Abissnet Superiore” dhe 5 vite të aktivizuar në Kategorinë e Parë.

Drejtoria Teknike në FSHF apelon të gjithë të interesuarit që të nxitojnë për t’u regjistruar, teksa kursi për licencën e trajnerit UEFA B do të nisë më datë 5 shtator 2022 dhe do të zhvillohet i ndarë në katër periudha dhe më konkretisht 05-10 shtator 2022; 10-14 tetor 2022; 21-26 nëntor 2022; 04-09 dhjetor 2022.

Për t’u regjistruar në këtë kurs të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë brenda afatit dokumentacionin e nevojshëm. Afati i fundit për paraqitjen e kërkesës është data 22.08.2022. Aplikimet që mbërrijnë pas afatit nuk do të pranohen, ndërsa kandidatët që pranohen në kurs duhet të paguajnë një tarifë pjesëmarrjeje prej 700 eurosh.

Zjarr Tv Ad