Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka zgjidhur qesen duke tenderuar rreth 13 milionë euro për disa projekte në infrastrukturë. Rreth 4 milionë euro do përdoren për ndërtimin e pedonales në plazhin e Durrësit nga Ura e Dalanit deri në godinën e Konvaleshencës. 3.5 milionë të tjera do të tenderohet për ndërhyje në zonat sportive dhe lodra për fëmijë i njohur si projekti “dua të luaj”. Rreth 4 milionë euro fondi do t’i përdorë për transformimi urban në hapësira publike kryesore, pjesë e këtij projekti është rindërtimi i shëtitores së Tushemishtit në Pogradec dhe përmirësimi i rrugës Tushemisht-Doganë –Shën Naum.
Fokus i punës së fondit janë edhe 100 fshatrat turistikë. Për rigjenerimin urban të këtyre zonave do ë harxhohen rreth 1.5 milionë euro. Pikërisht një nga tenderët e Fondit Shqiptar të Zhvillimit që kishte të bënte me projektin e 100 fshatrave është nën hetim nga SPAK. Hetimi nisi për akuzën e shkeljes së barazisë në tenderë dhe korrupsion.
Ky tender me vlerë rreth 500 mijë euro është dhënë për krijimin e produktit autentik ushqimor shqiptar duke krijuar “Menunë e 100 Fshatrave”. Fituesi “Mascarpone sh.p.k” do të ndihmojë që fshatrat që janë pjesë e projektit të ofrojnë një menu ushqimore duke u bazuar tek recetat tradicionaleve të këtyre zonave. Fondi Shqiptar i Zhvillimit i konsideroi shpifje pretendimet për pabarazi dhe korrupsion, duke e quajtur të gjithën një sulm politik.