Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Lulzim Basha ka zhvilluar një takim privat të shtunën pasdite me mbështetësit më të ngushtë të tij.
Mësohet se Basha ka bërë reagime shumë të forta. Burimet nga brenda takimit kanë bërë me dije se, Lulzim Basha ka thënë se fundi ish-kryeministrit Sali Berisha është shumë afër.
Sipas tij goditja përfundimtare për kreun e Foltores do të vijë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Mësohet se në atë takim është përmendur se DASH është i gatshëm t’i vërë në dispozicion SPAK dosjen e ‘non gratës’ me prova bombë.
(Lajmi është marrë nga burime të afërta me ish-kryetarin e PD Lulzim Basha)