Fundjava me mot të qëndrueshëm, mëngjeset të freskëta dhe mesdita me temperatura të larta

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vendi ynë do të vijojë te jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike edhe për këtë fundjavë që presim përpara, raporton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Për ditën e Shtunë, moti parashikohet me kthjellime por edhe alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura dhe kryesisht në relievet malore në lindje. Për ditën e Diel moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në orët e mëngjesit.

Temperaturat në orët e mëngjesit do të mbeten të freskëta ndërsa në ato të mesditës relativisht të larta për periudhën që ndodhemi për shkak të masave ajrore me origjinë jugore.

Zjarr Tv Ad