Fundoset një pjesë e rrugës që lidh Belshin me Peqinin

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shembja ka ndodhur në afërsi të fshatit Gryksh i Vogël të Peqinit. Si rezultat i erozionit të tokës dhe gërryerjeve nga rrjedha e rrëmbyeshme e lumit Shkumbin është shkatërruar dhe fundosur një segment i rrugës automobilistike.Rruga është bërë e rrezikshme dhe nëse shembja vazhdon rrezikon të paralizojë qarkullimin në një nga akset më të rëndësishme që lidhin mes tyre fshatrat e një pjese të Peqinit me Belshin. Drejtuesi i Njësisë Administrative Shezë Shefqet Tabaku  ka vënë në dijeni bashkinë e Peqinit. Kjo e fundit mesohet se ka dërguar në terren specialistët përkatës dhe ka përgatitur projektin për ndërhyrje emergjente në këtë segment rrugor.

Zjarr Tv Ad