Furgona të FNSH-së rreth e qark selisë së PD-së? Flet Edi Paloka, zbulon planin

0
79
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një kohë që rreth e qark selisë së PD-së ka furgona të policisë dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, nga organizatorët e Kuvendit nuk flitet për një plan për marshim, drejt saj. Lidhur me këtë u pyet nga gazetarët deputeti Edi Paloka, i cili tha se Kuvendi i mori sot vendimet e tij, dhe të gjithë të tjerët kanë detyrimin që ta zbatojnë.

“Nëse në selinë e PD kanë frikë nga demokratët, ky është fundi pastaj. Kuvendi i mori vendimet e tij, të gjithë kanë detyrimin që ti zbatojnë këto vendime”, u shpreh Paloka. I të njëjtit qëndrim është dhe deputeti tjetër i PD-së Luçiano Boçi, i cili u shpreh se Kuvendi i datës 18 është i pavlefshëm nëse Basha rezulton i shkarkuar nga Kuvendi i sotëm.

“Nuk do të ketë marshim drejt PD, është një skenar imagjinar që janë provokime të qëllimshme për të prishur këtë atmosferë të mrekullueshme. Nëse Basha rezulton i shkarkuar në këtë Kuvend bie edhe vlera e thirrur për Kuvendin e datës 18. Referendumi zhvillohet në degët e PD në cdo bashki.

Nëse Basha rezulton i shkarkuar atëherë Kuvendi i 18 nuk ka vlerë. Komisioni do të merret me procedurat e organizmit të zgjedhjeve sipas statutit të PD. Panik nga qeveria dhe provokim i delegatëve të PD për të nxitur akte të papërshtatshme në opinion jemi në një atmosferë festive, janë manovra të akorduara”, tha Luciano Boçi. Në Kuvendin e sotëm, me kërkesë të 7 deputetëve, u hodh në votim shkarkimi i Lulzim Bashës, për të cilën janë duke votuar të gjithë delegatët.

Zjarr Tv Ad