Entuziaste para demokratëve, Kokalari falenderon delegatët: Unë ju garantoj që Berisha do të jetë KRYEMINISTRI i Shqipërisë! Amerikanët janë aleatët tanë më të mirë

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në skenën e ngritur në stadium për Kuvendin e PD-së të thirrur nga Sali Berisha ka marrë fjalën aktivistja Evi Kokalari. Ajo falenderoi të gjithë delegatët që kanë marrë pjesë ditën e sotme dhe firmosën për largimin e Lulzim Bashës.

Ndër të tjera, Kokalari e bindur shtoi se Sali Berisha do të jetë kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë, i cili do të futë vendin në Bashkimin Europian dhe do ta bëjë atë si Amerika. “Është ky dinjitet që Berisha kërkon sot e kësaj dite, është ky dinjitet që ne kemi nevoje tja kthejmë PD. Sot është fundi i PD opozitare  dhe fillimi i PD koservatore. Ne o duhet të rrimë të bashkuar ose do varemi veçmas. Sot juve keni treguar që jeni të bashkuar. Dua të falnederoj të gjithë delegatët që firmosën për të larguar Lulzim Bashën.

Liria është e drejta që ti thoni “JO” ju sot po i thoni jo korrupsionit dhe mafias ë ka kapur PD. Unë ju garantoj që Berisha do të jetë kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë do e futë në BE. Unë nuk e dua Shqipërinë si Europa por amerikan. Sepse amerikanët janë aletatët tonë më të mirë.

Dhe nuk flas për aleatët që i kanë dalë në krah Bashës dhe Soros. Sot keni ndryshuar metodën se si PD do të funksionojë. Secili nga ju keni të drejtën e votës dhe keni të drejtë të zgjidhni nëj kryetar dhe të hiqni një kryetar. Megjithatë dua tju them se Foltorja duhet tju mësoje se si bëhet fushata elektorale, jo vetëm në Amerikë por dhe këtu. Që këtëj e tutje do të kemi meritokraci në PD. Faleminderit të gjithëve, Falëminderi Berisha për forcën që ke zgjedhur. Dhe Faleminderit Belind Kellici dhe të rinjte keni një detyrë që ta mbani ëktë parti. Zoti ju bekoftë”, tha Kokalari.

Zjarr Tv Ad