Bujar Nishani i bindur: Sot flitet kudo për Foltoren dhe PD, Kuvendi i Sali Berishës ka tronditur politikën

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-presidenti Bujar Nishani ka thënë se sot e gjithë Shqipëria flet për Kuvendin e Sali Berishës. Sipas tij, mbledhja e demorkatëve sot, ka tronditur politikën shqiptare.

“Besoj se nga ky vend sot nis një rugëtim i rëndësishëm. Një lëvizje politike që ka shkaktuar tronditje brenda PD. Por ka zgjuar dhe interesin e shqiptarëve. Sot, kudo flitet dhe diskutohet për Foltoren dhe PD. Është prelud i një tronditje të politikës shqiptare. Prej sot qytetarët e këtij vendi, demokratët dhe çdokush tjetër kanë pritshmëri të larta ndaj reformave tona.

Nga sot PD rikthehet në një opozitë të vërtetë. Dhe opozita rikthehet në punë. Shqiptarët do kenë një alternativë qeverisjeje. Kryetari i qeverisë aktuale në qeveri dhe kukulla në selinë e PD, kanë bërë një gabim fatal në kalkulimin politik të jetës së tyre. Demokratët nuk e dorëzojnë lirinë për asnjë çmim”, tha Nishani ndër të tjera.

 

Pjesë nga fjala e Bujar Nishanit:

Deri në këtë ditë të sotme, ne të gjithë demokratëve, na është dashur të mbajmë mbi shpinë një situatë të pamerituar. Situatën më absurde dhe më fyese për anëtarësinë e kësaj partie. Kjo parti me histroinë e saj që prej themelimit, ka kaluar përmes situatash ekstremisht të vështira dhe ka paguar një çmim të lartë sakrificash.

Kjo parti u krijua nga idealet dhe sakrifica e studentëve të vitit ’90. Nga përballja e tyre me regjimin më të egër në të gjithë Europën. Prej asaj dite e deri më sot, askush nuk e kishte menduar se pas 30 vitesh do ta sillnin në prangun e shuarjes së saj. Do tentatonin ta kthenin partinë që solli pluralizmin, në kukullën atij klani që u përballë në fillimet e saj.

PD në 30 vitet e saj ka qeverisur vendin por ka dalë dhe në opozitë. E ka ndërtuar këtë vend, ka qenë dhe në protesta. Ka emëruar ministra, kryeministra e president. Kësaj partie edhe ja kanë vrarë militantët dhe komisionerët elektoralë. Është partia e vetme që pas luftës së ftohtë të cilës i kanë ekzekutuar liderin e saj, Azem Hajdarin.

PD mori pas 8 viteh në opozitë më pak vota sesa kur doli në opozitë pas 8 vitesh në pushtet. Kjo kërkonte reformimin e patisë. Kjo mundësi iu mohua sepse tashmë pas 25 prillit, fati i saj nuk ishte më në dorën e demorkatëve, por në xhepat e argatëve. Për fat të mirë, ju anëtarësia e kësaj partie, nuk e lejuat të vazhdonte kjo situatë.

Besoj se nga ky vend sot nis një rugëtim i rëndësishëm. Një lëvizje politike që ka shkaktuar tronditje brenda PD. Por ka zgjuar dhe interesin e shqiptarëve. Sot, kudo flitet dhe diskutohet për Foltoren dhe PD. Është prelud i një tronditje të politikës shqiptare. Prej sot qytetarët e këtij vendi, demokratët dhe çdokush tjetër kanë pritshmëri të larta ndaj reformave tona.

Nga sot PD rikthehet në një opozitë të vërtetë. Dhe opozita rikthehet në punë. Shqiptarët do kenë një alternativë qeverisjeje. Kryetari i qeverisë aktuale në qeveri dhe kukulla në selinë e PD, kanë bërë një gabim fatal në kalkulimin politik të jetës së tyre. Demokratët nuk e dorëzojnë lirinë për asnjë çmim.

Zjarr Tv Ad