Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë mbrëmje në Fier. Një furgon ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal të mbushur me ujë. Mësohet se në mjet udhëtonin një çift, të cilët fatmirësisht janë nxjerrë në kohë dhe janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, ndonëse gruaja është nisur drejt Spitalit të Fierit për të marrë mjekim. Shkak i aksidentit mendohet se është bërë lëvizja me shpejtësi në një aks pa ndriçim dhe kthesa e fortë. Autoambulanca, zjarrfikësja dhe policia kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.