Fushë-Mëzez/ Rrihen me leva, përfundojnë të dy në një dhomë spitali

0
87
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy të rinj nga Fushë-Mëzezi  janë rrahur me njëri-tjetrin me leva rreth orës 20:30 të natës.

Mësohet se shkaku i sherrit ndërmjet E.M, 29-vjeç dhe SH.S, 32 vjeç ka qënë një konflikt i çastit.

Asnjëri s’ka dalë i fituar, megjithëse të dy e kanë bërë copë njëri-tjetrin .

Sipas burimeve zyrtare të uniformave blu, të dy këta shtetas ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë po kryhen veprimet e mëtejshmë hetimore dhe proceduriale.

Ndërsa sipas informacioneve jozyrtare,  ata i kanë shtruar në të njëjtën dhomë natën e Krishtlindjes, por duke qënë të pafuqishëm, nuk ia kanë hedhur sytë njëri-tjetrit dhe kanë pranuar në heshtje të mjekohen.

Zjarr Tv Ad