Fytyra tjetër e Erion Veliajt/ Gjuha e rrugaçit që shantazhon me SPAK kapjen e futbollit

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ata që e njohin pas kamerave nënqeshin me qesëndi kur diskutohet sjellja prej “djali të mirë” që Veliaj shfaq në publik. Shpeshherë i rrethuar nga fëmijët dhe i veshur me bluzat me ngjyra, kryetari i Bashkisë, që preferon ta përkëdhelin me epitetin “Lali”, nuk është aq i rafinuar sa ç’duket.

Mesditën e të dielës, kryetari i bashkisë thirri me urgjencë trajnerët e moshave, firmat e të cilëve i duhen për zgjedhjet e 2 Marsit në Federatën Shqiptare të Futbollit. Ka marrë përsipër të rrëzojë Dukën dhe për t’ia arritur qëllimit ka mbajtur para tyre një fjalim, për të cilin në çdo vend normal, do të ishte shkarkuar nga detyra.

Një burim i Lapsi.al tha se në hyrje të sallës, valët e celularëve u bllokuan për të ndërprerë çdo komunikim me jashtë ndërsa fliste Veliaj. Por siç duket Federata kishte infiltruar një prej mbështetësve në sallë, që ka regjistruar fjalën e Veliajt.

Akoma më e rëndë bëhet situata, kur Veliaj kërcënon se Duka do të ketë të njëjtin fat si pronari i TV Orës, të cilin e quan me emrin e dikurshëm, Ylli Pasmaçiu. Për herë të parë, në këtë fjalim, Veliaj kërcënon edhe me ndëshkimin e drejtësisë, duke konfirmuar akuzat që i bëhen prej kohësh se institucionet e drejtësisë së re, kjo mazhoranë i ka në xhep./LAPSI.AL

Zjarr Tv Ad