Gafa e këngëtares shqiptare, i jep lamtumirën Majk Tajsonit

0
2094
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

E kush nuk u mërzit për ndarjen e Muhammad Ali nga jeta? E tillë është edhe këngëtarja Linda Morina, por me një ndryshim të vogël. Ajo ka ngatërruar boksierin Muhammad Ali me Mike Tyson. Kështu, Linda i ka dhënë lamtumirën njeriut të gabuar.

Sigurisht, kaq ka mjaftuar që ajo të bëhet objekt talljeje dhe ironie, por këngëtarja duket se është njeri pa komplekse. Ajo nuk e ka fshirë postimin me foton e Mike Tyson, por ka bërë një status tjetër ku e krahason veten me Muhammad Ali.

Ndoshta do e keni pak të vështirë për ta kuptuar statusin në fjalë sepse, duhet thënë, Linda shkruan një shqipe “perfekte”.

“Edhe un do te mes ne histori si Muhamet Alija. Vepra jeme sdo te harrohet me shekjujt te tan. Fansat e mij nuk do te desin astenihere”, shkruan ajo në Facebook. (jetaoshqef / r.a) 

Burimi : / Javanews.al


Zjarr Tv Ad