Gara për kreun e ri të PD-së, sot mblidhet Kryesia! Ja pse Gazment Bardhi nuk do të marrë pjesë

0
239
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryesia e PD-së mblidhet sot me kërkesë të 1/5 së anëtarëve të saj me qëllim hapjen e garës për zgjedhjen e kreut të ri të PD-së pas humbjes së thellë të 14 majit.

Sipas informacioneve mësohet se në këtë mbledhje nuk do të marrë pjesë Gazment Bardhi. Ky i fundit i ka kërkuar kryesisë që të mbledhë Këshillin Kombëtar për të miratuar vendimet për zgjedhjet e 29 korrikut dhe po ashtu edhe për miratimin e Komisionit Zgjedhor.

Gazment Bardhi argumenton se do të informojë Këshillin mbi procesin sesi Statuti parashikon për cerrtifikimin e antarësisë, ndërkohë që vendimi i fundit i Kryesisë ka parashikuar një procedurë që nuk njihet nga Statuti, duke marrë kompetencat e Këshillit Kombëtar, të Sekretarit të Përgjithshëm dhe të kryesisë së degëve.

Zjarr Tv Ad