Gara për kreun e ri të SPAK, asnjë prokuror nuk ka shprehur interes për të kandiduar

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në datën 2 nëntor është afati i fundit për të dorëzuar kandidaturat për të qenë pjesë e zgjedhjeve në drejtimin e strukturës antikorrupsion. Gara është hapur më 16 shtator dhe vazhdon të jetë e hapur por asnjë prokuror nuk ka shfaqur interes për të qenë drejtues i SPAK.

“Deri ditën e sotme më datë 10.10.2022, pranë KLP-së nuk ka shprehur interes asnjë prokuror, për pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme. Në momentin që do të kemi kërkesa për kandidaturë, do të njoftoheni”– thuhet në një njoftim të shpërndarë në media.

Ndërkohë rikujtojmë se në krye të SPAK është Arben Kraja, të cilit i mbaron mandati në 18 dhjetor.

Zjarr Tv Ad