Gara për kreun e ri të SPAK/ “Duhet transparencë!”, Yuri Kim: Mos manipuloni procesin! Kush preferon metodat e vjetra…

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadorja Yuri Kim ka reaguar në lidhje me zgjedhjet e kreut të ri të SPAK.

Në një postim në Twitter, ambasadorja Kim ka paralajmëruar që procesi duhet të jetë transparent dhe ka bërë thirrje për mos manipulimin e tij. Ajo shtoi se një mendësi e tillë ka sjellë shumë dëme, ndërsa shtoi se SPAK dhe reforma në drejtësi duhet të jenë për të ardhmen e Shqipërisë.

“Tani që kandidatët për kreun e ardhshëm të SPAK janë konfirmuar, është thelbësore që procesi të jetë transparent në mënyrë që shefi i ardhshëm të zgjidhet në bazë të kualifikimeve dhe historikut dhe të jetë i aftë dhe i vendosur për të intensifikuar luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Procesi i përzgjedhjes duhet të jetë pa manipulime nga ata që kërkojnë të bllokojnë ose ndikojnë në drejtësi, nga ata që preferojnë mënyrat e vjetra dhe për rrjedhojë kundërshtojnë reformën në drejtësi. Taktika të tilla i përkasin një të shkuare që ka dëmtuar shumë. SPAK – si reforma në drejtësi – duhet të jetë e ardhmja e Shqipërisë.”, ka shkruar ambasadorja Kim në Twitter.

Zjarr Tv Ad