Gardës së Republikës I shtohen detyra të reja .Presidenti do të ruhet 5-vjet pas mbarimit të mandatit.Kryemistri 4

0
208
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministria e Brendshme ka planifikuar të bëjë disa ndryshime në ligjin për Gardën e Republikës, ku pritet të zgjatet periudha kohore e ruajtjes së krerëve më të lartë të shtetit pas përfundimit të mandatit. Gardës i shtohen detyra të reja të ruajë dhe dy ministra të kabinetit, ndërsa për kreun e opozitës dhe kryebashkiakun e Tiranës, do të përcaktohet nga qeveria shqiptare.

Ministria e Brendshme ka planifikuar të bëjë ndryshime në ligjin për Gardën e Republikës.

Një nga risitë e ligjit është zgjatja e periudhës së ruajtjes së krerëve të shtetit pas përfundimit të mandatit.Presidenti i Republikës, Kryeministri dhe kryetari i Kuvendit do të kenë ruajtje fizike nga Garda e Republikës për një periudhë kohe më të gjatë se ç parashikohet aktualisht.

Nga 3 vite, pas përfundimit të mandatit, Presidenti i Republikës do të shoqërohet me truprojë për plot 5 vite pas përfundimit të mandatit 5 vjeçar.Ruajtje më të paktë do të kenë Kryeministri dhe kryetari i Kuvendit, të cilët pas përfundimit të detyrës, do të merren në mbrojtje për 4 vite të tjera.

Sipas ligjit aktual, Kryeministri dhe kreu i Kuvendit ruhen për 3 vite pas delegimit të detyrës tek pasardhësi.Gjithashtu është vendosur dhe  ruajtja në rast se ndërpritet në mes mandati i krerëve të shtetit.

Kështu në rast se të zgjedhur në krye të shtetit do ndërpresin mandatin, ruajtja e tyre do bëhet sa gjysma e periudhës kohore që ata kanë shërbyer në detyrë.  Në ndryshim nga ligjit aktual Presidenti i Republikës do të merret në mbrojtje që nga momenti që zgjidhet nga parlamenti, pavarësisht periudhës që pret për të marrë detyrën.

Gardës së Republikës i ngarkohet të ruajë dhe dy ministra të kabinetit qeveritar, atë të rendit dhe sigurisë dhe për punët e jashtme.Ndërkaq, personalitetet e tjera, përfshirë edhe kryetarin e opozitës Lulzim Basha apo kreun e bashkisë së Tiranës do të përcaktohen me vendim të qeverisë nëse do u vendosen trupa ruajtëse nga garda.

 

Zjarr Tv Ad