Gennaro Gattuso, trajneri i Milanit, është shfaqur i zymtë në fytyrë pas eliminimit në Europa League. Për “Sky”, ka komentuar: “Mund të bënim më shumë, kur ecim në fushë të hapur duhet të shënojmë. Gudulusim kundërshtarin.
Do ta rishohim më shumë se njëherë këtë ndeshje. Hapa përpara sa i përket cinizmit dhe sidomos dinakërisë nuk kemi bërë. Ndjej keqardhje të madhe”. “Penallti? Nuk flas për zhurmat dhe penalltinë. Kemi pësuar padrejtësi. Nuk besoj se komploti aspak. Ishim të pafat sepse penalltia u akordua më kot.
E drejtë që të ikim në shtëpi, nuk shkoj të gjej alibi apo gjëra të tjera. Ishin më të aftë se ne sepse u treguan të saktë”. “Më vjen të plas! Jemi më të fortë se Olympiacosi dhe prap pësuam tri gola. Duhet ta hanim fushën pasi pësuam dy gola…”.