Gazeta serbe: Pesë skenarët për zgjidhjen e çështjes së Kosovës

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sipas kësaj gazete, ndarja e territorit, normalizimi i marrëdhënieve, korrigjimi i kufijve, shkëmbimi i territoreve dhe mbajtja e gjendjes staus quo, janë pesë skenarët për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

“Si anë pozitive e kësaj zgjidhjeje shihet se Serbia e kthehen kontrollin mbi territorin e veriut të Kosovës të banuar me shumicë serbe, ndërsa ana negative e kësaj është se statusi komunitetit serb në jug të lumit Ibër, që  nuk është përfshirë në ndarje”.

Siç shkruan gazeta “vitin 2019 bashkësia ndërkombëtare e ka cilësuar si vit vendimtar për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, dhe si opsioni i parë përmend ndarjen e territorit, për të cilin thotë se me dekada të tëra ka tingëlluar si një “dalje të mundshme dinjitoze të Serbisë nga Kosova”, përcjell Telegrafi.

Gazeta konstaton se  kjo ide është e vështirë të realizohet, sepse ajo kishte e mundur menjëherë pas përfundimit të konfliktit në vitin 1999, por thuhet se edhe sot ende ka kundërshtarë të fortë në bashkësinë ndërkombëtare.

Siç thuhet Prishtina në këtë rast ka shumë të ngjarë që do të hiqte të drejtat e veçanta për serbët, që përfshijnë kompetenca të mëdha të vetëqeverisjes lokale, vendet e garantuara në parlament dhe pjesëmarrjen obligative në qeveri.

Një alternativë tjetër është normalizimi, domethënë Marrëveshja gjithëpërfshirëse për normalizimi, që nuk do të thoshte një njohje formale të pavarësisë së Kosovës, por do ta zhbllokonte anëtarësimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare.

Anë pozitive e kësaj zgjidhjeje, sipas gazetës serbe, do të ishte ruajtja e bashkësisë unike serbe dhe trashëgimisë së tyre kulturore në Kosovë në kuadër të një autonomie të gjerë dhe lidhja speciale me Serbinë. Ndërsa, si një dobësitë e kësaj zgjidhjeje, gazeta e sheh në atë që Serbia në marrëveshjen përfundimtare kushtimisht merr pak më shumë nga ajo që ishte arritur me marrëveshjen e parë, e që ishte Asociacioni i Komunave Serbe.

Ndërsa  s një një çështje e madhe, sipas gazetës,  imponohet që autoritetet në Prishtinë do të respektojnë autonominë e serbëve, pasi që Kosova të jetë anëtarësuar në OKB-së dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Më tej “Blic” shkruan se korrigjimi i kufirit është zgjidhja që më së shpeshti përmendet dhe do të thotë “një satisfaksion më të paktë territorial sesa ndarja e Kosovës”, përcjell Telegrafi.

“Mundësia e parë në kuadër të këtij opsioni nënkupton, që Kosova të kthehet në kufijtë e vitit 1953, që  do të thotë se Serbia merr kontrollin mbi pjesën më të madhe ose të gjithë zonën e komunës së Leposaviqit, ndërsa opsioni tjetër do të nënkuptonte se Prishtina mban Mitrovicën dhe Ujmanin”.

“Si përparësi e zgjidhjes së parë është fakti se se veriu i Kosovës do të mbetet kompakt me dy komuna dhe Mitrovicën unike si një qendër urbane që mund të marrë statusin e një distrikti të veçantë”.

Sipas gazetës, “një tjetër  variant i korrigjimit të kufijve ofron një tërësi më të madhe territoriale, por të dyja zgjidhjet, edhe në rastin e ndarjes, ofrojnë mbrojtje strategjike për Kopaonikun dhe “pjesën e butë të Serbisë qendrore”.

Korrigjimi, sipas “Blicit”, do të thotë gjithashtu se resurset e Trepçës dhe Ujmanit kanë administrim të përbashkët të serbëve dhe shqiptarëve, ose një privatizim të negociuar, por brenda sistemit të Kosovës.

“Si opsion i katërti i zgjidhjes potencohet shkëmbimi i territorit, që do të bëhej sipas parimit etnik dhe një zgjidhje të tillë, thuhet, ka domethënie e një marrëveshjeje të përhershme historike ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, sepse për shumicën  pajtimit është e mundur vetëm me ndarje etnike”.

Mirëpo, thuhet se “në këtë skenar shumë çështje mbeten të hapura, së pari: Cila është fitorja e vërtetë për Serbinë dhe serbët në Kosovë?”.

Së fundmi, gazeta thotë se “si skenar i pestë është mbetja në gjendjen e njëjtë,  ose në status quo. “Ky është propozim i atyre që besojnë se zgjidhja brenda këtij viti është një opsion i pafavorshëm”.

“Ndërsa, si një pasojë kryesore negative e status quo-s, është se shqiptarët në Kosovë nuk do ta pranojnë Serbinë si vend të tyre dhe me ndryshimin e rrethanave gjeopolitike, do ta forcojnë unitetin e tyre social dhe politik me Shqipërinë”, shkruan gazeta serbe.

 

Zjarr Tv Ad