Gazetari Agim Baçi komentoi debatin e ditës së djeshme në Kuvend mes Lulzim Bashës dhe Gazment Bardhit, i cili foli me akuza ndaj kreut të PD-së.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se Bardhi, fillimisht të sqaroj akuzat që ka bërë ndaj Sali Berishës, më të cilin është bashkuar në kauzën politike.
Sipas tij në opozitë fillimisht duhet të qëndroj morali.
“Jam kundër çdo lloj retorike që ka bazë shpifjen dhe që bazohet tek ideja që kundërshtari duhet të bëhet pis. Po ndiqja dje deklaratën e Bardhit, të thuash atje te kulla e krimit, duhet të mbash përgjegjësi për atë që thua, mënyra si ju drejtua Bardhi-Bashës, ishte krim. Kjo lloj gjuhe duhet të marrë fund. Bardhi fillimisht duhet të sqaronte akuzat që ka pas ndaj Berishës. Është normale të bashkohesh me një forcë politike, por nëse ke bërë akuza që kanë të bëjnë me trafikim me vjedhje, me aleancë me krimin, apo të kanë akuzuar për vrasje, së pari duhet të sqarosh këto akuza. Nëse ti thua se atëherë ka qenë retorikë politike ndaj Berishës, pse sot nuk qenka retorikë politike. Opozita ka kartën morale. Duhet të kthehet një shumicë morale para se të kthehet një shumicë qeverisëse”-tha ai.