Gazetari: Berisha, politikani më i vlerësuar në SHBA, ‘Foltorja’ e nesërme pritet me interes të madh

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari shqiptar nga me banim në New York Beqir Sina, ka folur për ‘Foltoren’ e cila do të mbahet nesër nga ish-kryeministri Sali Berisha, me mbështetësit e tij në SHBA.

Ai tha se Berisha është një nga politikanët më të vlerësuar nga diaspora në SHBA dhe takimi i nesërm si çdo takim tjetër është pritur me interes të madh nga ata.

“Ish-presidenti Berisha ka një popullaritet të madh në Shqipëri dhe në Kosovë, pavarësisht dritëhijeve të veta në 30 vite, ai mbetet politikani më popullor për diasporën. Berisha ka pasur vazhdimisht popullaritet në SHBA, ardhjet e tij këtu janë pritur gjithnjë me interes të madh, i është rezervuar pritje shumë miqësore.

Foltorja është njoftuar përmes rrjeteve sociale, nesër në 12 në Nju Xhersi, në një prej hoteleve këtu, do të ketë takim përmes një videoscren, direkt me Berishën nga SHBA. Doja të thoja diçka, pse u zgjodh ky vend? Për të shfrytëzuar një konferencë të ngjashme me foltoret që Berisha ka mbajtur në Tiranë, arsyeja e dytë është që të tregojnë mbështetjen e shqiptarëve. Berisha është politikani më i vlerësuar”, tha Sina nga SHBA.

Gazetari shtoi se “Yuri Kim i ka premtuar Lulzim Bashës që do të bëhej kryeministër, dhe për shkak të humbjes së zgjedhjeve, u tentua një bashkëqeverisje, kundërshtari më i madh i të cilës ishte vetë Berisha”.

Zjarr Tv Ad