Gazetari denoncon: Ç’punë ka kryetari i Dhomës Amerikane të Tregtisë me dënimin e Saimir Tahirit, nuk ka reaguar asnjëherë për PPP-të apo korrupsionin

0
215
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço, ka reaguar ditën e sotme për dënimin e ish-ministrit Saimir Tahiri, duke u shprehur se drejtësia në Shqipëri ka filluar të funksionojë.

Por gazetarit Klodian Tomorri i është dukur e pakuptimtë një deklaratë e tillë, pasi thotë se kjo shoqatë biznesi nuk ka asnjë punë me dënimin e ish-ministrit të Brendshëm.

Ai kërkon nga shoqatat e biznesit të reagojnë për tenderat që përcaktohen apo për rryshfetet që kërkohen nëpër tendera dhe jo për këto çështje që nuk iu përkasin.

“Keto jane shoqatat e vetem te biznesit ne bote, qe nuk u ben pershtypje cmimi i naftes 2 dollare. Apo qe nuk thone nje fjale kur u dyfishohet cmimi i energjise brenda dite. Shikoni cfare po ndodh ne Angli dhe Itali me komunitetin e biznesit per energjine.

Reagoni per tenderat qe paracaktohen, reagoni. Reagoni kur ne Parlament hiqet taksa vetem per nje biznes. Reagoni per rryshfetet qe kerkohen neper tendera. Dhe mos beni sikur nuk e dini. Se e dini shume mire sa paguhet dhe ku paguhet rryshfeti. Ndoshta u k rene rasti te paguani dhe vete madje. Pasi te keni bere keto, merruni dhe me politike po deshet. Qesharake”, shkruan gazetari.

Zjarr Tv Ad