Gazetari i mirënjohur Thimi Samarxhiu ka dhënë dorëheqjen nga Top News në datë 14 Prill.
Nga nesër Samarxhiu nuk do jetë më në Top News, në ‘Zona Zero’. Në fakt me anë të një postimi në Instagram, ka lënë të kuptohet këtë tërheqje.
Samarxhiu i cili ka sjellë emisionin “Zona Zero” çdo javë nga e hëna në të premte që nga 6 shtatori i 2021-ishit i ka dhënë fund këtij rrugëtimi të mbushur me shume lajme ekskluzive, analiza, intervista, transmetime maratonë të cilat kanë qenë një aset për publikun.
Samarxhiu siç punoi me profesionalizëm me qindra të ftuar e përcjellje aktualiteti në kohë reale, e mbylli këtë kapitull si profesionist, pa asnje konflikt e mbyllje kontrate pa asnjë mosmarrëveshje me administratorët e TOP NEWS.
Nuk dihet se në cilin TV do e shohim Samarxhiun në vijim, por kudo që të shkojë do jetë mirë për publikun dhe vetë median.