Gazetari i njohur del me deklaratën e fortë: Në Kosovë do ketë shpërthim të armatosur ditën e zgjedhjeve, Serbia do të marrë veriun

0
70
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Milaim Zeka ka folur sot për zgjedhjet e së dielës që do të mbahen në komunat në veri të Kosovës.

Ai u ndal tek tensionet që mund të ndodhin ditën e zgjedhjeve, ndërsa u shpreh se në veri po shpërthen një revoltë në mënyrë të fshehtë, që sipas tij mund të shkojë deri në shpërthime të armatosura nga ana e serbëve të veriut, pasi bojkotimi do të jetë total.

Zeka tha në “Top Talk” se Vuçiçi dhe serbët e veriut janë duke u përgatitur të marrin veriun e Kosovës.

“Sipas meje nuk do duhet të mbahen zgjedhjet sepse nuk ka legjitimitet pasi serbët po i bojkotojnë zgjedhjet. Presim që ka për të pasur zhvillime dramatike në veriun e Kosovës, pasi veriu kontrollohet nga banda serbe nga njerëz të armatosur të Serbisë dhe në çdo moment mund ta destabilizojnë veriun. Është turp që një ministër të brendshëm të thotë që gjendja në veri të Kosovës është shumë e mirë, në kohën kur 600 policë të Kosovës kanë dorëzuar uniformat dhe bojkotojnë institucionet, nuk funksionon gjykata policia.

Ajo që qante shumë shqetësuese në veri të Kosovës është fakti që qeveria po e ndjek logjikën serbe të pushtimit të Kosovës para luftës. Prej vitit 90 deri në përfundimin e luftës kemi pasur një bojkot total të shqiptarëve të Kosovës ndaj Serbisë dhe Millosheviçi ka thënë situataq është shumë mirë derisa plasi lufta, të njëjtën gjë po bën edhe Kurti.

Nën gjethen e fikut atje po shpërthen një revoltë e cila mund të shkojë deri në shpërthime të armatosura nga ana e Serbisë dhe serbëve të veriut pasi bojkotimi do të jetë total. Vuçiçi dhe serbët e veriut janë duke u përgatitur ta shkëpusin veriun e Kosovës dhe t’ja ngjisin Serbisë.”, u shpreh Zeka.

Zjarr Tv Ad