Gazetari i The Guardian: Kosova është Brazili i Ballkanit

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari i The Guardian, Bryan Armen Graham, e ka cilësuar Kosovën si ‘Brazili i Ballkanit’ pas fitores 2-1 ndaj Republikës së Çekisë në ‘Fadil Vokrri’.

Çekët kaluan të parët në epërsi me golin e shënuar nga Patrik Schick, mirëpo epërsia e tyre zgjati vetëm katër minuta. Vedat Muriqi i barazoi shifrat në minutën e 20-të, pas asistimit që pranoi nga Elbasan Rashani, e që aksioni u fillua nga Bersant Celina.

“Kosova është e 120-ta në botë, e pamposhtur në 15 ndeshje, gjatë një periudhe pothuajse dyvjeçare dhe tani e kryesojnë grupin e tyre në kualifikimet për EURO 2020 për të paktën disa orë. Brazili i Ballkanit”, shkruan Bryan Graham.

Pas tri ditësh, Kosova do të takohet me Anglinë në ‘St Mary’s Stadium’ të Southamptonit, e që do të jetë një përballje e vështirë për ekipin kosovar.

Kosova me këtë fitore është lider i Grupit A.

Zjarr Tv Ad