Gazetari ironizon politikanët për aferën e inceneratorëve: Ndërtoni urgjent një burg luksoz

0
123
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Afera e inceneratorëve po zbulon përditë se numri i të implikuarve nga pushteti është shumë i lartë. Gazetari Klodian Tomorri ka ironizuar duke bërë thirrje që qeveria të ndërtojë një burg luksoz sa më shpejt.

“Ore bëni një gjë sa keni mundësinë. Ndërtoni një burg me kushte luksoze sa e keni në dorë këtë punë.

Thirreni ministren e financave, amendoni buxhetin me urgjencë dhe caktoni një fond 50 milionë euro për të ndërtuar një burg të posaçëm vetëm për veprën e korrupsionit te zyrtaret e lartë dhe biznesmenët.

Gjeni naj vend të mirë mes gjelbërimit. Bëjeni me pishinë, sallë lojërash, internet. Ndryshoni shpejt e shpejt ça ligjesh duhet ndryshuar dhe filloni punën.

Por duhet urgjent kjo punë se do bëheni pishman shumë shpejt kështu si po venë punët. Po nuk keni fonde të lira, thërrisni dhe këta biznesmenët e tenderave dhe koncesioneve, që ta financojnë me kontribut privat se edhe ata kanë interes,” shkruan ai.

Zjarr Tv Ad