Gazetari kosovar propozon: Për sa kohë ngremë flamurin shqiptar, nuk do e heqim dot atë të Serbisë

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari nga Kosova, Berat Buzhala është i mendimit se të identifikuarit me simbolet kombëtare shqiptare, do të sjellë gjithmonë probleme për Kosovën.

Në një postim në rrjetet sociale, në mes të tensioneve të ashpra në Veri të Kosovës, ku prej pesë ditësh grupe ekstremistësh serbë po ushtrojnë dhunë ndaj policisë, KFOR dhe mediave, Buzhala e gjen problemin te flamuri kuq e zi.

Ai thotë se për sa kohë flamuri kombëtar shqiptar do të valëvitet krah atij të Kosovës, në institucionet e vendit, Kosova nuk do të mundë ta ulë kurrë flamurin e Serbisë.

“Postimi jopopullor:

Nëse e ngremë flamurin tonë kombëtar, flamurin e Shqipërisë, në rreth në hyrje të Prishtinës, nëpër institucione, kurrë nuk do të mund t’ua heqim flamurin e Serbisë serbëve të Kosovës.

Mirë, shkoni përpara dhe bërtisni”, shkruan Buzhala.

Zjarr Tv Ad