Gazetari: “Kush i zhduku 60 arka me banane kinge të sapoardhura nga Ekuadori?”

0
421
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

E kemi parë teksa eksploron parcelat me kanabis në “xhunglat” e Shqipërisë, por kësaj radhe duket se gazetari Artan Hoxha ka zgjedhur një rrugë më “fitimprurrëse”, atë të transportit të bananeve.

Gazetari investigativ është shfaqur si shofer i një kamioni me banane, teksa ironizon në rrjetet sociale se po përfiton nga fakti që s’është mbledhur ende bordi i qeverisë që kontrollon çdo gjë, “për të bërë nja dy rrugë”.

“Kush i zhduku 60 arka me banane kinge të sapoardhura nga Ekuadori?” thotë Hoxha duke iu referuar mungesës së rreth 60 arkave nga një konteiner i firmës “BANA KING” në portin e Durrësit.

Konteineri pa elementë sigurie ishte hapur teksa qëndronte prej 8 ditësh në sheshin e portit, në pritje të firmës për ta zhdoganuar. Por shoferët u shfaqën për ta tërhequr vetëm pasi konteineri ishte hapur dhe prej tij ishin marrë dhjetra arka, që dyshohet të kenë patur një sasi tepër të madhe kokaine.

Reagimi i gazetarit Hoxha:

Sa të mblidhet bordi i qeverisë të gjejë ku “humbën” bananet e Ekuadorit, thashë t’i bëj nja dy rrugë të shpejta…

Nami nami në portin e Durrësit…

Kush i zhduku 60 arka me banane kinge të sapoardhura nga Ekuadori???!!!

Jo po nga e di t’i që janë afro një ton kokainë???!!

Me falni po në këtë vend, qeveria ka ngritur Bord Transparence për të kontrolluar çmimin e çdo produkti sensitiv që vjen nga importi, me përjashtim të kokainës, më falni, bananes,

Dhe çuditërisht vetëm aty, te kokaina, çmimi ka ruajtur stabilitetin global

Pse vetem Arditi do bëj reklamë me majmunin dhe tortën e bananeve?!

Lere pastaj gjithë mediat që janë mbushur me reklama bananesh…

Po përfitoj nga rasti dhe po e kaloj një konteiner bananesh

Zjarr Tv Ad