Gazetari Robert Papa paralajmëron përplasje të mëdha në politikën shqiptare: Ju tregoj se çfarë do të ndodhë nëse Sali Berisha merr drejtimin e PD-së

0
877
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Robert Papa ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Partinë Demokratike. Papa shikon përplasje të mëdha vetëm për etjen për pushtet që po ndodh brenda partisë. Ai tha se në këtë mes fiton vetëm kryeministri Rama.

Komenti i Papës:

“Etja për pushtet sjell përplasje të mëdha. Duket se shumica është me Berishën. Basha ka vulën dhe mbështetjen e Ramës. Ata po kërkojnë të krijojnë një përplasje. Lufta politike është e egër kudo. Do kemi një PD jashtë parlamentit me Berishën dhe një PD me Bashën dhe në këtë mes fiton Rama”, u shpreh Robert Papa.

Zjarr Tv Ad